Podujeva, Drenasi dhe Vushtrria dy ditë pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nesër dhe të premten shumë fshatra të Podujevës, Drenasit dhe Vushtrrisë do të mbeten pa rrymë. Sipas një njoftimi të KEDS-it për shkak të disa punimeve pa rrymë këto dy ditë prej orës 10 deri në 16 do të shkyçen nga rryma fshatrat Dumnicë, Llaushë, Doberdol , Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë. Ndërsa fatin e njëjtë do ta kenë edhe fshatrat e Drenasit Zabel, Shtrubullovë, Vukovc, Potok, Llapushnik, Arllat, Negroc, Vuçak, Gjergjicë, Tërpezë, Berishë, Novosellë, Divlakë dhe Kleçkë. Ndërsa fshatrat e Vushtrrisë që do mbesin pa rrymë sikurse Podujeva dhe Drenasi janë Shtitaricë, Dalak, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galicë, Beçiq dhe Brusnik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podujeva-drenasi-dhe-vushtrria-dy-dite-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala