Podujeva dhe MPMS-në, marrëveshje për punësim sezonal të 30 punëkërkuesve

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu priti në takim Zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj – Beqaj me të cilën finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për punësim sezonal të punëkërkuesve në institucionet publike.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e projekteve të përbashkëta, të cilat po ndërmerren në kuadër të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

Me këtë rast, Veliu dhe Hajzeraj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën parashihet punësimi sezonal i 30 punëkërkuesve në institucionet publike.

“Nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla nga Komuna jonë është i rëndësisë së veçantë, për faktin se mundëson punësimin e qytetarëve tanë, kur dihet se problemi kryesor me të cilin përballemi është papunësia”, tha Veliu

Hajzeraj – Beqaj shprehu gatishmërinë e kësaj ministrie për realizim të projekteve të ndryshme, të cilat mundësojnë punësimin e punëkërkuesve të regjistruar në Zyrën e Punësimit.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar sot, zv-ministrja Hajzeraj – Beqaj tha se ajo parasheh punësim sezonal të 30 punëkërkuesve në institucionet publike.

Në takim ishin prezent edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu dhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podujeva-dhe-mpms-ne-marreveshje-per-punesim-sezonal-te-30-punekerkuesve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala