Podujeva bëhet me fabrikë të veshjeve sportive

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një ceremoni që do të organizohet sot në fshatin Letancë të komunës së Podujevës bëhet hapja solemne e fabrikës së veshjeve STAFF në Podujevë.

STAFF, marka tregtare kryesore e të cilit është S//Sprint, është prodhues i veshjeve sportive i cili filloi aktivitetin në vitin 2007 si kompani tregtare e cila merrej me importimin dhe distribuimin e veshjeve sportive.

Fabrika në fillim kishte vetëm  5 puntorë, kurse sot ka 65 puntorë dhe me rritjen e fabrikës pretendon që brenda këtij viti të punsojë edhe  50 puntorë të tjerë,

Duke qenë se industria e tekstilit dhe veshjeve është identifikuar nga ana e USAID-i si njëri nga tre sektorët me potencialin më të madh për krijimin e vendeve të punës, STAFF(S//Sprint) është bërë përfitues i programit të Fuqizimit të Sektorit Privat të USAID-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podujeva-behet-me-fabrike-te-veshjeve-sportive/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala