Podravka e tërheq Vegetën për shkak të dyshimit se është e infektuar me Salmonelë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania e njohur kroate ka njoftuar se ekziston mundësia që disa produkte të saj të jenë të kontaminuara me baktere, transmeton Klan Kosova.

Në web faqen zyrtare, www.podravka.hr, ajo ka bërë të ditur për masat që do të ndërmirren.

“Ju njoftojmë se në proces është tërheqja e produkteve Vegeta 250 gramë dhe Vegeta 500 gramë të disa serive të caktuara nga tregu i Austrisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, sepse gjatë një kontrolli rutinor në Austri është evidentuar se ka indikacione për prezencën e bakterit Salmonella spp.”.

“Si masë të mbrojtjes së konsumatorëve kemi vendosur që me vetiniciativë t’i largojmë produktet në tri tregje ku gjenden prodhimet e serive të caktuara”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/podravka-e-terheq-vegeten-per-shkak-te-dyshimit-se-eshte-e-infektuar-me-salmonele/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala