Po renovohet objekti i sapo ndërtuar i Ministrisë së Arsimit (Foto)

Ndërtesa milionëshe e Ministrisë së Arsimit nuk shkoi një vit e u bë prap për renovim.
Ka muaj të tërë që punëtorët e krahut janë duke punuar në këtë ndërtesë. Burimet e Gazetës Fjala bëjnë me dije se çatia e kësaj ndërtese po e rrjedhë ujin. Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit u kontaktuan 2 herë për ti pyetur se për çfarë punime po bëhet fjalë, por përgjigja e tyre ishte “nuk e di, të lajmëroj më vonë”.
Gazeta Fjala ka siguruar disa fotografi të punimeve që janë duke ndodhur tani në këtë Ministri. /Gazeta Fjala/