Parashikimet e motit thojnv se nga e premta do të kemi mot më të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale për uikend edhe deri në 20C. Të dielen në mbrëmje mundësi për reshje të izoluara shiu. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme.
Po na pret nje vikend perfekt

9.04.2015 – Zona me presion të lartë sot është zhvendosur mbi Gjermani, ndërkaq mbi rajonin tonë vransirat kanë filluar gradualisht të shpërndahen. Mbi vendin tonë, sot paradite po mbanë mot i ftohtë, me erë dhe i vranët. Temperatura në orën 10:30 është 7C, fryen erë veriore 3-8m/s, shtypja atmosferike është në rritje 1024mb.
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Temperaturat maksimale pritet të ngriten në 10C deri 11C, por se do të fryejë erë mesatare nga veriu 5-10m/s.
Kjo kohe po ia zë vendin asaj të fillimjavës ku mbizotëroi i ftohti dimëror.