Po humbet kush nuk investon

Autori:Zekirja Shabani

Pas shumë kohësh, tregtia e jashtme e Shqipërisë tkurret duke shënuar si rënie të importeve edhe të eksporteve. Bizneset thonw se nuk bëhet fjalë për tkurrje të tregtisë vetëm për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ky është faktori kryesor që ka ulur vlerën e eksportit të lëndëve të para. Tregtia jonë është ndikuar edhe nga ulja e eksport-importit të energjisë, por problemi thelbësor që duket se kërkon kurën më të gjatë për t’u shëruar është depresioni i krijuar nga mungesa e kërkesa e ulët në tregun e brendshëm dhe të huaj, lodhja e kompanive që prej vitesh po përballen me këtë agoni, duke shtyrë pafundësisht planet e investimeve, e rrjedhimisht duke mbetur në grackën e tregut të dobët.

E tillë është industria e lëndëve të para, por edhe e përpunimit të fasonit.

Raste që bëjnë përjashtim nuk mungojnë. Janë industritë më të mëdha në vend që kanë arritur të ecin kundër rrymës, duke investuar e rrjedhimisht edhe duke rritur prodhimin, siç është kompania e prodhimit të ferrokromit. Në industrinë ushqimore, ku përpunues të qumështit, mishit, apo prodhimit të brumërave po hasin vështirësi të mëdha, ka dhe përjashtime. Industria e përpunimit të peshkut (e furnizuar me lëndë të parë importi) ka rritur eksportet në gjysmën e parë të këtij viti me 30% ndërsa llogariten rreth 10 milionë euro investime vetëm këtë vit./Monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/po-humb-kush-nuk-investon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala