Po forcohet ekonomia amerikane

Autori:Zekirja Shabani

Të dhëna të reja për ekonominë amerikane tregojnë se tregu amerikan i punës po fuqizohet, ndërsa tregu i shitblerjes së shtëpive u ngadalësua paksa në muajin dhjetor.

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Punës thuhet se kërkesat për përfitimiet e papunësisë ranë në nivelin më të ulët në 15 vjet, duke rënë në 265 mijë kërkesa në nivel kombëtar.

Ekonomistët i monitorojnë kërkesat për përfitimet e papunësisë për të marrë informacione për pushimet nga puna dhe ata thonë se këto të dhëna tregojnë për fuqizimin e tregut të punës.

Një raport tjetër, këtë herë i Shoqatës Kombëtare për Agjentët e Pasurive Patundshme thotë se shitjet e shtëpive në muajin dhjetor shënuan rënie krahasuar me një muaj më parë, për shkak të rritjes së çmimit të shëpive, edhe pse interesat ishin në nivelin më të ulët të të gjithë vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/po-forcohet-ekonomia-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala