Po digjen malet e Hasit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Zjarr i madh ka kapluar bjeshkën që gjendet në mes të fshatrave Gollozhup dhe Zhur të Hasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar për lajmi.net se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe, por zjarrfikëset janë vënë në terren.

“Po është e vërtetë që një zjarr i madh ka përfshirë bjeshkën që gjendet në mes të fshatrave Gallozhup dhe Zhur”, ka thënë Berisha.

Ai më tutje ka theksuar edhe një problem që po hasin zjarrfikëset për lokalizimin e këtij zjarri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

“Terreni është i papërshtatshëm, gjë që e pamundëson qasjen me automjete të madha të, kështu që vetëm zjarrfikës këmbësorë janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin”, ka thënë Berisha.

zjarr1

Zjarr

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/po-digjen-malet-e-hasit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala