Policia kërkon takim me Vetëvendosjen

Zakonisht organizatorët e lajmërojnë policinë për protesta, por në rastin e Vetëvendosje është policia ajo që po kërkon të takohet me ta dhe të bisedoj si të ja bëjnë për protestën e paralajmëruar për të mërkurën.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që të caktojnë një takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’u dakorduar rreth protestës së mërkurës.
Kështu ka njoftuar Maxhuni, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas Maxhunit, policia është e interesuar që të dijë nga Lëvizja Vetëvendosje veprimet të cilat do të ndërmerren në protestën e së mërkurës.