Plazhi i Durrësit bëhet me pagesë

Autori:Avdyl Pajaziti

Reduktohen hapësirat për plazhe publike në bregdetin shqiptar, 80% e sipërfaqes së plazhit do të jetë ligjërisht e zaptuar nga çadrat me pagesë. Këshilli Bashkiak i Durrësit, mbrëmjen e kaluar ka miratuar hartën e re të ndarjeve të hapësirave të plazheve në varësi të gjerësisë së terrenit në qytetin e Durrësit. Gjatë diskutimit të kësaj çështjeje u vu re reduktimi me 20% më pak i hapësirës për plazhe publike. Kështu, nga 40% e sipërfaqes që lihej në dispozicion të publikut nga Bashkia e Durrësit me vendim të Këshillit Bashkiak përkundrejt 60% të brezit ranor, që ndahej mes subjekteve private gjatë sezonit turistik, sipërfaqja tkurret. Kështu p.sh. në një total sipërfaqeje parcelash prej 613 m² në plazhin e Currilave, vetëm 123 m² do të jetë me funksion publik,transmeton Shekulli.al.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plazhi-i-durresit-behet-me-pagese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala