Platforma e Nikoliçit e pa interes për BE

Autori:Zekirja Shabani

James Ker-Lindsay, studiues nga Londra në London Economic Scool vlerëson se Platformën për Kosovën, e paralajmëruar nga krerët e Serbisë do ta injorojë Brukseli, pasi sipas tij, nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën, sikur që është ndarja.

James Ker-Lindsay për ‘Danas’ ka thënë se ka shumë hapa që duhet të ndërmarrë dhe se para së gjithash, Serbia duhet ta gjejë mënyrën si të trajtohet çështja e Kosovës në kapitullin 35.

“Pikëpamja e shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian është se ka kaluar koha për shqyrtimin e statusit të Kosovës. Padyshim se nuk ka interes që tash të shqyrtohet çfarëdo opsioni për Kosovën sikur që është ndarja. BE konsideron se me Marrëveshjen e prillit të vitit 2013 Serbia ka pranuar që Kosova të mbetet unike dhe që serbët e Kosovës duhet të integrohen në strukturat politike të Kosovës. Në Union është shumë e përhapur pikëpamja se Serbia ka pasur shansin që të përpiqet të paraqesë alternativa, porse ky moment ka shkuar”, thekson Lindsay

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/platforma-e-nikolicit-e-pa-interes-per-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala