Plas sherri tek shqiptarët e ISIS’it, raportohet për vrasje mes tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

Almir Daci, i riu nga Pogradeci që lufton për ISIS dhe që shihet në video duke kërcënuar Shqipërinë, dyshohet të ketë urdheruar vrasjen e një shqiptari që shkoi në Siri për të luftuar përkrah tij.

Bëhet fjalë për Shkelzen Dumanin, me origjinë nga Dibra, i cili iku në Siri ne vitin 2013 bashkë me dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka pergjuar telefonatat e disa personave që gjenden në Shqipëri, me të cilët komunikon Almir Daci dhe anëtarët e grupit që ai drejton në Siri. Në këto telefonata, që prej vajtjes së Shkëlzen Dumanit, flitej për një shumë parash që ai kishte me vete. Burime të besueshme të inteligjencës i thanë Tv Klan se Dumani kishte marrë me vete paratë e shtëpisë që kishte shitur; rreth 50 mijë dollarë.

Nga përgjimet kuptohet se grupi i shqiptarëve të drejtuar nga Almir Daci nuk e ka mirëpritur Dumanin dhe po planifikon për t’i marrë paratë. Pas këtyre bisedave nuk është folur më për të riun me origjinë nga Dibra dhe më vonë u raportua se ai u vra gjatë luftimeve përkrah ISIS.

Përgjimet kane zbuluar gjithashtu se Almir Daci është vënë tashmë në komandën e shqiptarëve që gjenden në Siri dhe po rivalizon kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili, në hierarkinë e ISIS ka gradë më të lartë dhe është më i besuar tek drejtuesit e Shtetit Islamik.

Në përgjimet e vitit 2013 rezultoi se Almir Daci ka patur komunikim me Genci Ballën, ish –imamin e vetëshpallur të Xhamisë së Unazës se Re, të arrestuar për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve për ISIS. Përgjimet zbuluan se Daci ka nën kujdes bashkëshorten dhe fëmijet e Ballës.

Në Siri kanë mbetur rreth 17 fëmijë shqiptarë jetimë, pasi baballaret e tyre janë vrare. Mes tyre janë edhe dy femijët e moshës 9 dhe 11 vjeç të Shkelzen Dumanit, bashkë me nënën e tij, e cila shkoi në Siri për t’i marrë ata pasi mori vesh se i biri ishte vrarë. Tv Klan

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plas-sherri-tek-shqiptaret-e-isisit-raportohet-per-vrasje-mes-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala