Plas gypi i ujësjellësit në Lagjen e Spitalit, uji në oborret e banorëve (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Çarja e gypit të ujësjellësit në “Lagjen e Spitalit” në kryeqytet, tash e sa ditë përfundon në oborrin e Florent Limanit. Sipas Limanit, rrjedhja mund t’ia rrezikojë edhe themelet e shtëpisë.

Për problemin që e kanë banorët e këtushëm, thonë se e kanë informuar kompaninë e ujësjellësit rajonal të Prishtinës, në momentin që kishte ndodhur plasja e gypit. Por, ata nuk u përgjigjen thirrjes së tyre.

Tek të enjten në mesditë, pas interesimit të Klan Kosovës, punëtorët e kompanisë intervenuan.

Banorët e lagjes i thanë televizionit se përpjekjet për ta sanuar avarinë kanë vazhduar edhe pasditen e së enjtes. /Klan Kosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plas-gypi-i-ujesjellesit-ne-lagjen-e-spitalit-uji-ne-oborret-e-banoreve-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala