Plani opzitës për bllokimin e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kthimi i opozitës në seancën e sotme plenare nuk nënkupton se gjërat po vihen në binarë, pasi që tri partitë opozitare kanë hartuar një plan operativ edhe më të rrezikshëm se ai i gazit lotsjellës për paralizimin e Kuvendit.

Opozita synon që të hënën t’i bllokojë hyrjet e Kuvendit të Kosovës me simpatizantët e tyre të zjarrtë, që t’ua pamundësojë deputetëve të koalicionit të futen brenda në Parlament, shkruan ‘Zëri’.

E nëse kjo praktikë nuk jep rezultatet konkrete, atëherë alternativa mbetet sërish “kallja” nga brenda e Kuvendit me gaz lotsjellës dhe gjësende të tjera, të konsideruara “demokratike”.

Blloku opozitar shprehet i vendosur se do të përdorë të gjitha mjetet për ta stopuar punën e legjislativit, në shenjë kundërshtimi të marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plani-opzites-per-bllokimin-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala