Plani i Visar Ymerit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kandidati për kryetar të Lëvizjes “Vetëvendosje Visar Ymeri sot do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme. Lëvizja Vetëvendosje njofton se prezantimi do të mbahet ditën e diel, më 15 shkurt, ora 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Siç njofton kjo Lëvizje Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes.Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajtjen e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme ku Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme.

Në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje Visar Ymerit lidhur me kandidaturën dhe planin e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plani-i-visar-ymerit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala