Plani i Atisaarit mund ta thyej bllokun opozitar

Autori:Avdyl Pajaziti

“Zajednica” i bashkoi, por planin i Ahtisaarit mund t’i ndajë. Blloku i tri partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, nuk po arrin të krijojë një platformë të përbashkët, përmes së cilës do të kundërshtonin marrëveshjet e arritura nga Qeveria e Kosovës në Bruksel.

Dallimet në qendërzimet e partive opozitare, së fundmi i ka shpërfaqur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur kërkojë që “Zajdenica” të jetë në përputhje me planin Ahtisaarit.

E, ky plan është kundërshtuar fortë në vazhdimësi nga partia lidere e bllokut opozitar, Vetëvendosje.

Mirëpo, partia e Visar Ymerit ka zgjedhur rrugën e heshtjes karshi kërkesës së partnerit të tyre, AAK-së, që “Zajdenica” të jetë në përputhje me planin e Ahtisaarit.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri ka thënë për ORAinfo, se nuk pret që VV të pajtohet me qëndrimet e liderit të AAK-së rreth planit të Ahtisaarit.

“Heshtja e VV-së, besoi që ka të bëjë më shumë për hir të mos krijimi të një qarje të bllokut opozitar.
Unë nuk besoj se Haradinaj ka fol edhe në emër të VV-së, ngase kjo do të nënkuptonte se VV po hedhë poshtë të gjithë trashëgimin politike duke e kundërshtuar Planin e Ahtsaarit që prej krijimit të tij”, ka thënë Muhaxhiri.

Ai vlerëson se Blloku i partive opozitare do të ketë fatin e VLAN-it, i cili pas disa muajve ishte shpërbë.

“Blloku opozitar ka filluar t’i ngjajë VLAN-it, i cili synonte t’i armotizonte pakënaqësitë e brendshme me qëllim të fitimit të betejës me kundërshtarin më të madh politikë. Pra në VLAN kundërshtar ishte PDK dhe Hashim Thaçi, ndërkaq tash është koalicioni PDK-LDK”, ka thënë Muhaxhiri për ORAinfo.

Ai vlerëson se dallimet ideologjike në mes partive të Bllokut, i pamundësojnë kësaj të fundit që të jetë më i fortë karshi kërkesave.

“Blloku opozitar ka dallime ideologjike në mes veti dhe në mënyrën se si funksionojnë. Prandaj e kanë shumë të vështirë që ta krijojnë një platformë të përbashkët me të cilën do të drejtoheshin të tri partitë, si kundërpërgjigje ndaj marrëveshjeve të Brukselit”, ka shtuar Muhaxhiri.

Ndryshe, dje lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë Asociacionin e tyre, por ky asociacion sipas tij, duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plani-i-atisaarit-mund-ta-thyej-bllokun-opozitar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala