Plani “B” i Kadri Veselit

Autori:Avdyl Pajaziti

Për ta shmangur bllokimin e foltores së Kuvendit të enjten, Kadri Veseli po planifikon që deputetëve të opozitës t’i jepet fjala nga ulëset e tyre. Nëse as ky plan nuk funksionon, parashihet involvimi i ndërkombëtarëve apo mbajtja e seancave të mbyllura.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, e ka planin “B” nëse opozita do ta bllokojë edhe të enjten foltoren e Kuvendit në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Burime të gazetës “Zëri”, në Kuvendin e Kosovës, bëjnë të ditur se Veseli fillimisht do të mundohet t’ia japë fjalën deputetëve të opozitës nga ulëset e tyre e jo nga foltorja, në mënyrë që të shmanget bllokimi i kësaj të fundit. Nëse nuk do të funksionojë as ky plan, atëherë kryeparlamentari do t’i drejtohet për ndihmë shteteve të Quint-it si partnerë strategjikë të vendit, duke u munduar që bashkërisht ta gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për funksionalizimin e Kuvendit.

Po qe se as me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të gjendet zgjidhja, atëherë opsioni i fundit që po diskutohet është zhvillimi i seancave pa praninë e deputetëve të opozitës, derisa këta të fundit të pajtohen për zhbllokimin e Kuvendit. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plani-b-i-kadri-veselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala