Plaku nga Prizreni që jeton me minj – i harruar nga fëmijët! (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Në disa fotografi të publikuara në Facebook nga Brikena Gashi, shihet jeta tepër e vështirë e një plaku që quhet Anton dhe është nga Prizreni.

Sipas Brikena Gashit, gjendja e tij nuk është aspak e mirë – është 80 vjeçar, shikimi i është humbur, nuk është në gjendje me u kujdes aspak për veten.

Brikena ka postuar edhe disa fotografi dhe një përshkrim të gjendjes së plakut nga Prizreni.

plak 6 plak 5 plak 3 plak 2 plak

Ja si e përshkruan gjendjen e tij Brikena:

Ju pershendes ma se pari t’gjithve!

Desha pa iu fy tiu perkujtoj disa gjana qe neve si njerzim disa ndjenja na u kan zhduke! Ky esht Xhaxhi Anton, jeton ne Prizren, gjendja e tij nuk esht’ aspake e mire, esht 80vjecar’, shikimi jo plotesisht i esht’ humbe nuk esht’ ne gjendje me u kujdese aspake per veten. Xhaxhi Anton e ka nji Djale edhe nji Vajze qe nuk ka kontaktu tash e disa vite me ta (jetojne jasht vendit ne Kroaci) e shoqja ka ndrru jete para Luftes…

Une rastesisht me disa miqe kom rastise ne ket’ shtepi edhe kom hy mbrenda kom bisedu edhe e kom pa qe Xhaxhit Anton urgjentisht i nevojitet ndihme, pensionin ia merr nji fqinje (qe e ka marr persiper me i ndihmu pasi qe ky nuk esht’ n’gjendje me ece e me shku me i marr) edhe sipas Xhaxhit Anton, ai nuk po e kryn kete obligim sic duhet.

Mbrenda ne dhome ka shume minj qe i kom pa edhe vete, vjen nji ere shume e rand, nuk esht pastru qe prej veres se kalume, nuk ushqehet sic duhet, ka nevoje per mjekim dhe kujdes!

Une nuk kam mujt ma shume me ndihmu, pervec ushqimit edhe muhabetit qe shume nevoj kish pas prej merzise.

Kushdo qe ka mundesi ose njeh dike qe mundet me ja bo punen me e dergu ne Shtepin e te Moshuarve, ne DOM, besoj qe edhe pake jete qe i ka mbete do ta kish kalu njerzishem.(sic) /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plaku-nga-prizreni-qe-jeton-me-minj-i-harruar-nga-femijet-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala