Plagosje para Gjykatës në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një përleshje me armë zjarri ndodhi sot pra Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Kristë Gjoka, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë.

Sipas Gjokës një person është plagosur, ndërsa një tjetër është lënduar gjatë përleshjes para gjykatës që ndodhi në orën 9 e 45 të ditës së sotme.

Gjoka thotë se në lidhje me përleshjen janë arrestuar dy persona, ndërsa edhe janë konfiskuar dy armë zjarri.

Ai bën me dije se i lënduari dhe i plagosuri janë jashtë rrezikut për jetë.

plagosje

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagosje-para-gjykates-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala