Plagosje në Deçan, gjendja e viktimës në rrezik për jetën!

Autori:Zekirja Shabani

Një i ri i moshës 23 vjeçare nga Prizreni rreth mesnatës është plagosur në Deçan, ku më pas është dërguar në Spitalin Regjional të Pejës.

Sipas dëshmitarëve të rastit (tre shokëve te të plagosurit), të rinjtë kishin marrë rrugën nga Prizreni për në Pejë, më pas për Prishtinë për të shëtitur e argëtuar, ndërkohë pas ndaljes në një market në Deçan, në parking dëgjohen krismat ku njëri nga të rinjtë bie për toke i plagosur. 23 vjeçari i plagosur pas dërgimit në Spitalin e Pejës, menjëherë me ndihmë të parë u dërgua në QKUK në Prishtinë, ku sipas mjekëve kujdestarë të spitalit të Pejës gjendja e viktimës është serioze, ku plumbi ka dëpërtuar në afërsi të zemrës, dhe duhet intervenim emergjent.

Jo zyrtarishtë zyrtarë policorë të Pejës, pohojnë se ekziston dyshimi që të ketë pasur ndonjë mos marrëveshje në mes të rinjëve dhe të ketë plasur edhe incidenti.

Tre të rinjtë, shokët e të plagosurit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë për t’u intervistuar, ndërkohë që i plagosuri po transportohet për në QKUK në Prishtinë./Gazea NewBorn/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagosje-ne-decan-gjendja-e-viktimes-ne-rrezik-per-jeten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala