Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë për shkak të borxhit

Konflikti që përfundoi me dy të plagosur mbrëmë në Prishtinë, konkretisht mbrapa lokalit “Sekiraqa”, ka ardhur si pasojë e një borxhi me shumë të madhe parashë në mes shokëve.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, personat e përfshirë në këtë rast si të plagosur janë Arben Neziri dhe Ardian Mazreku (i njohur me nofken Dyshi).
“Këta dy persona janë qëlluar nga Fahri Kajtazi (i njohur si Fahri Qeli). Arsyeja e këtij konflikti është se Ardian Mazreku i kishte borxh Fahri Kajtazit një shumë të madhe parash, prej disa muajsh. Konflikti verbal nisi që mëngjesin e ditës së djeshme për të përfunduar me plumba në mbrëmjen e djeshme. Përndryshe që të tre këta persona kanë qenë shok mes veti”, thotë ky burim.
Po ashtu mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, i dyshuari Fahri Kajtazi është dorëzuar në Policinë e Kosovës.