Plagoset një polic në Pejë

Një polic i stacionit policor të Pejës është plagosur sot herët në mëngjes.
Rasti ka ndodhur derisa policia po intervenonte në një vjedhje që po kryhej në fshatin e Gorozhdevcit, kur i dyshuari, që ende gjendet në arrati, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.
“Gjendja e policit të plagosur është e mirë dhe nuk ka rrezik për jetën, derisa policia është vënë në gjurmë të të arratisurit”, ka thënë për Klan Kosovën, zyrtari i policisë për rajonin e Pejës, Teki Syla.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit, por as të policit të plagosur, kjo sipas Sylës, për të mos ndikuar në hetimet e mëtutjeshme.