Plagoset një pjesëtar i policisë së Kosovës në Radavc

Autori:Gazeta Fjala

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka marrë plagë nga një armë zjarri në orët e mbrëmjes së të shtunës.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentim-plaçkitjeje në fshatin Radavc të komunës së Pejës natën e mbrëmshme (pas orës 23), me ç’rast zyrtari policor është plagosur me armë zjarri nga njëri prej kryesve të veprës.

Koha.net që nga mbrëmë ka provuar të marrë një prononcim nga zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, por i njëjti nuk ka qenë i informuar për rastin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagoset-nje-pjesetar-i-policise-se-kosoves-ne-radavc/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala