Plagoset një 19 vjeçar në Vushtrri

Autori:Avdyl Pajaziti

K.M. i lindur më 1996 nga fshati Vilanc komuna e Vushtrrisë, është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth mesnatës në fshatin e tij të lindjes.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, derisa viktima e kishte në posedim armën automatike AK 47.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nysret Mehmeti.

Sipas tij, incidenti ka ndodhur mbrëmërreth orës 23:50, ndërsa njësitë përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rastit.

Mësohet po ashtu se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagoset-nje-19-vjecar-ne-vushtrri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala