Plagoset me gurë Aleksandar Vuçiq (Foto + Video)

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në përkujtimin e Srebrenicës u godit nga një gur në fytyrë dhe me këtë rast u plagos lehtë. Vuçiq dhe shoqëruesit e tij janë evakuuar dhe janë në rrugën e tyre për në Beograd.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës. Vuçiç ishte duke lëshuar lule në një pllakë përkujtimore kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezentë.