Plagoset duke punuar kopshtin

Autori:Zekirja Shabani

Ka qenë duke punuar në kopsht, kur ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit dhe pastaj ka vërejtur se është goditur nga një predhë në shputën e këmbës.

Ka ndodhur kjo, siç njoftoi zyra e informimit e policisë, paraditen e djeshme në Rahovec, transmeton Telegrafi.

Viktima, mashkull i kombësisë shqiptare, është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas intervenimit kirurgjik i është nxjerrë një predhë nga këmba. Rasti është nën hetime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagoset-duke-punuar-kopshtin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala