Plagosen dy të rinj nga Gjakova

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj, duke qëlluar njërin prej tyre me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, raporton lajmi.net

Të arrestuarve u janë sekuestruar: dy pistoleta të llojit CZ me dy karikatorë dhe 10 copë fishekë të kalibrit 7.65 dhe 9 mm ndërsa në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja të kalibrit 9x19mm.

Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa katër të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagosen-dy-te-rinj-nga-gjakova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala