Plagosen dy persona në Mitrovicë, dërgohen urgjentisht në QKUK

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy persona janë plagosur para pak minutash në Mitrovicë.

Këtë incident e ka konfirmuar për veriu.info edhe Policia e Kosovës, e cila tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, në një prononcim për Veriu.info, ka treguar se të plagosurve iu ka dhënë ndihma e parë në Mitrovicë.

“Dy të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, ndërsa për momentin nuk kemi të dhëna më të hollësishme për shëndetin e tyre. Plagosja e tyre ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Mitrovicë, ku edhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Ai ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë person të dyshuar, sikur që nuk dihet ende motivet e plagosjes.

Të plagosurit si duket janë dy punëtorë krahu. Incidenti ka ndodhur afër stacionit të autobusëve, ku ndaj dy personave nga Vaganica, është shtën me armë zjarri.

Veriu.info mëson se ata janë plagosur nga një person prej fshatit Lubovec, për shkak të nj mosmarrëveshje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/plagosen-dy-persona-ne-mitrovice-dergohen-urgjentisht-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala