Plaçkitje si në filma

Nga një dyqan bizhuterish në Kan të Francës katër meshkuj të armatosur kanë vjedhur stoli në vlerë prej 17.5 milionë eurosh, bëjnë të ditur burime nga policia.
Siç transmeton AFP, vjedhja në dyqan ka zgjatur mes pesë dhe dhjetë minutash.
Vetura e markës “Mercedes” në të cilën gjendeshin plaçkitësit e armatosur është gjetur e djegur.
Në shëtitoren e gjatë 800 metra në Kroazet, njëra nga lokacionet më prestigjioze në Kanë ka më shumë se 70 dyqane luksoze.
Festivali i filmit në Kan që mbledh figura të njohura publike zgjatë nga 19 deri më 24 maj.