Plaçkiten 3 studentë në veri

Tre studentë janë plaçkitur mbrëmë rreth orës 12 e 30 pas mesnate në veri të Mitrovicës.
Këtë lajm e konfirmoi për Klan Kosova edhe zëvendës komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
“Tre studentë janë plaçkitur nën kërcënimin e mjetit të fortë ,kaçavidhës , të cilëve iu janë vjedhur dy telefona dhe 500 dinarë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate.Policia është duke punuar për hetimin e rastit” deklaroi Hoti.
Gjithashtu ky i fundit bëri me dije se studentët kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja.