Pilulat me të cilat mund të lini duhanin

Autori:Avdyl Pajaziti

Vaji i peshkut njihet për dobitë e shumta në shëndet, si reduktimi i mundësive për sëmundje në zemër, kancer, depresion, hiperaktivitet etj.

Suplementi Omega-3, që gjendet në këtë vaj, mund të ndihmojë edhe duhanpirësit që të heqin dorë nga ky ves.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Haifas në Izrael, ky acid yndyror ul nevojën për nikotinë.

Duhanpirësit, të cilëve iu dha çdo ditë kapsula omega-3 përgjatë 1 muaji, ulën dozën e konsumit të duhanit me 11%.

Pirja e duhanit ul nivelin e acideve yndyrore në tru, sidomos atë të omega-3.

Mungesa e omega-3 dëmton strukturën qelizave nervore dhe ndërpret komunikimin midis nervave në disa pjesë të trurit, ku bën pjesë ndjesia e kënaqësisë.

Sipas shkencëtarëve, këto pjesë të trurit janë esenciale në vendimmarrje dhe shumtë të rëndësishme sa i përket varësisë, ndaj mungesa e omega-3 bën që trupi ta ketë të vështirë që t’i rezistojë dëshirës për një tjetër cigare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pilulat-me-te-cilat-mund-te-lini-duhanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala