Piloti habitet duke bërë fotografi, aksidentohet aeroplani

Dhjetëra ushtarakë janë plagosur gjatë një udhëtimi me avion transporti drejt Afganistanit. Shkak i aksidentit ka qenë kamera që piloti përdorte për të bërë fotografi, e cila u ngatërrua me levën që drejtohej avioni dhe i vështirësoi manovrat nga ana e kapitenit.
Në vetëm 27 sekonda avioni u ul me 1.5 kilometër lartësi me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke rrëzuar të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord. 32 pasagjerë pësuan dëmtime të vogla, ndërsa një pasagjer u shtrua në spital prej krizave të stresit. Avioni kishte udhëtuar prej 5 orësh para se të ndodhte aksidenti.