Pijet që forcojnë memorien

Autori:Avdyl Pajaziti

Një rol të rëndësishëm në organizmin tonë kanë pijet që lidhen me prejardhjen e tyre bio. Këto janë disa nga ato.

Çaji

Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.

Lëngu i mollës

Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.

Kafja

Kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën, një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

Lëngu i panxharit

Lëngu nga panxhari, është shumë ushqyes një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pijet-qe-forcojne-memorien/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala