Pijet energjike janë të dëmshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Herën tjetër kur ju doni të merrni më shumë energji, mendoni para se të blini pije energjike. Konsumimi i kësaj pije është shumë i dëmshëm.

Në vend se të mbështeteni në sheqer dhe kafeinë për të ndihmuar  për të kaluar një ditë të ngarkuar, përpiquni që të ecni ose të konsumoni sa më shumë ujë.

Këto janë anët negative të pijeve energjike, transmeton Klan Kosova.

Stresi dhe nervozizmi

Njëra nga arsyet më të rëndësishme pse ju nuk  duhet të konsumoni pije energjike është se ato shkaktojnë rritjen e nervozizmit dhe stresin.

Disa pije energjike kanë një sasi më të madhe të kafeinës se çfarë është shkruar në etiketë. Sasia e madhe e kafeinës mund të shkaktojë stres kronik dhe takikardi.

Sasi e madhe e sheqerit

 Pavarësisht që pijet energjike do të ju mbushin me energji artificiale, kjo pije përmban shumë sheqer. Në disa prej tyre është e njohur që përmban mesatarisht 15 lugë kafeinë. Përveç që kjo mund të shkaktojnë hyperglycemia, mund të bëjë që ju të dehidroni, të keni sistem imunitar të ulët, të shkaktojnë inflamacion të stomakut dhe të fitojë peshë.

Ndryshimet në humor

Nëse ju konsumoni rregullisht pije të energjisë, ndoshta ju do të dëshironi të mendoni nëse ju duhet të vazhdojë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët zakonisht konsumojnë pije të energjisë i janë ulur nivelet e serotoninës. Kjo substancë është e njohur si hormoni i lumturisë. Kur niveli i tij në gjak ulet, kjo dërgon në një humor të luhatshëm, depresion dhe nervozizëm.

Pagjumësia

Edhe pse këto pije mund të ju ndihmojnë të merrni më shumë energji dhe të përfundoni punët tuaja, nuk ju ndihmon për të fjetur Pije të tilla mund të bëjnë që ju të keni takikardi dhe lodhje, për shkak të cilave ju nuk mund të bini në gjumë. Për të hequr ato nga trupi dhe efektet e këqija, konsumoni shumë ujë, hani ushqime të shëndetshme dhe ushtroni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pijet-energjike-jane-te-demshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala