Pica me portretin e Adem Jasharit dhe Edi Ramës (Foto)

Të takoni picaman të zotë mund t’ju ketë ndodhur shpesh, por të takoni nga ata që bëjnë art me picat nuk ndodh shpesh.
Agron Thaçi është një picamen shqiptar me origjinë nga Durrësi, por që punon në Itali. Ai përveç se shquhet për picat e tij, ai njihet edhe për artin që bën mbi to, përcjellë TCH.
Kësaj radhe, Agroni ka punuar portretin e kryeministrit Edi Rama në picat e tij, duke marrë mjaft komplimente për punën.
Por, ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur që të bëjë edhe portretin e Adem Jasharit, Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të dyja rastet, Agroni ka bërë vërtet një punë të mirë, ndërsa thotë se këtë gjë e ka pasion.
Ai i ka postuar punimet e tij te veçanta ne Facebook, ku edhe ka marre shume pëlqime.