Phillips: Evropa ka dështuar me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova jo vetëm se është vonuar në ndërtimin e një shteti me prosperitet, por edhe është kthyer prapa.

Fatkeqësisht angazhimi i udhëheqësve të shtetit të saj, është i ndikuar nga qëllimet e ambicieve personale të vetëpasurimit. Korrupsioni dhe aktivitetet kriminale kanë lulëzuar.

Kështu thotë për “Zërin”, ish-këshilltari i OKB-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips.

Autori i librit “Çlirimi i Kosovës” dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ambasadorit Richard Hollbrook kritikon Evropën për politikat e gabuara të saj ndaj Kosovës.

Ai thotë se ndarja etno-territoriale e Kosovës është projekt i Millosheviqit, dhe para këtij presioni nuk guxon të bjerë Kosova.

Sipas tij, e vetmja përfituese e bisedimeve Prishtinë – Beograd, është Serbia. Si një parakusht për dialog, BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave dhe jo ta shpërblejë krejt në fund të procesit.

 

”Liberalizimi i vizave duhet të jetë një parakusht për angazhimin në negociata politike me Serbinë”, deklaron Phillips.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/phillips-evropa-ka-deshtuar-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala