Petroviq: “Arrestimi i Haradinaj ndikon në Specialen”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Listës Serbe, Sllobodan Petroviq ka thënë se partia që ai përfaqëson është e shqetësuar me arrestimin e Haradinajt.

Ai ka thënë se Lista Serbe i kupton shqetësimet e kolegëve të tyre deputetë për proceset që e presin Kosovën.

Megjithatë, ai ka thënë se ata nuk merren me teori konspirative.

“Kërkoj që të gjithë të jemi me kokë të ftohta, sidomos kur kemi të bëjmë me miq, kemi bashkëpunim të mirë me AAK-në”, tha Petroviq, raporton Koha.net.

Ai ka thënë se partia e tij nuk iu ka gëzuar kurrë fatkeqësive të të tjerëve. “Ne kërkojmë që të bashkëjetojmë në një shoqëri të qetë dhe me raporte të mira”, tha ai.

Petroviq theksoi se Lista Serbe ka votuar pro seancës me dëshirën që problemi të zgjidhet sa më shpejt, në rrethanat kur pritet formimi i Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ky rast sigurisht se e humb vullnetin për formimin e Gjykatës Speciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/petroviq-arrestimi-i-haradinaj-ndikon-ne-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala