Petritsch: Kosova e Serbia duhet të kenë qasje evropiane ndaj njëra – tjetrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave serbe nuk është i mirë, sepse është qenësore që të respektohen detyrimet e marra, ka vlerësuar sot kryetari i Fondacionit Marshal në Austri, Wolfgang Petritsch.
Ai Tanjug-ut i ka thënë se “përparimi i Kosovës varet edhe nga ajo se si ndihen pjesëtarët e bashkësisë serbe”, transmeton Koha.net.

“Kjo është bazë sipas të cilës do të matet se si përparon Kosova”, ka thënë ish – emisari special i BE-së për Kosovën dhe kryesues i BE-së në bisedimet e Rambouillet.

Petritsch ka theksuar se Serbia duhet të insistojë dhe të veprojë në mënyrë konstruktive që Marrëveshja me Prishtinën të zbatohet.

Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme që të dy palët, në frymë evropiane, t’i qasen njëra tjetrës dhe t’i përmbahen asaj për të cilën janë marrë vesh.

Njëkohësisht ai ka porositur edhe BE e ka obligim që si ndërmjetës në dialog të insistojë në përmbushjen e marrëveshjeve.

“Jam i bindur se kjo kështu shikohet në Bruksel dhe se edhe më tej do të kemi sukses”, ka thënë Petritsch.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/petritsch-kosova-e-serbia-duhet-te-kene-qasje-evropiane-ndaj-njera-tjetres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala