Petrit Selimi lirohet nga detyra e Zëvendësministrit

Autori:Gazeta Fjala

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Petrit Selimi do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Kryeministri Isa Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore, Petrit Selimi do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ditë më parë qe përhapur lajmi se Selimi ishte shkarkuar nga pozita e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Këtë informacion, Selimi e kishte përgënjeshtruar në një prononcim për KALLXO.com, gjatë të cilit ai kishte njoftuar se kryeministrit i ka propozuar dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Jashtëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/petrit-selimi-lirohet-nga-detyra-e-zevendesministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala