Peticioni, test për Qeverinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Numri i madh i qytetarëve që po i përgjigjet nismës së opozitës për peticionin kundër marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës, që u nënshkruan më 25 gusht, Pakoja e marrëveshjeve me Serbinë, përfshirë atë për Asociacionin dhe marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, sipas ekspertëve të drejtësisë do ta detyrojë Qeverinë t’i rishikojë marrëveshjet.

Profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu, tha se në mungesë të Ligjit për referendum peticioni që po nënshkruhet nga qytetarët tani e ka marrë numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve që kërkohen me rregullore të Kuvendit që ky dokument të marrë fuqi të bazuar ligjore dhe në kushtetutën për t’u shqyrtuar nga trupat kuvendore, komisioni përkatës parlamentar dhe pastaj të debatohet edhe në Kuvend.

“Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit të futin në rend të punës këtë peticion, i cili tanimë ka kaluar numrin e 55 mijë nënshkrimeve të dhëna nga qytetarët e këtij shteti në kundërshtim të atyre marrëveshjeve”, tha Baraliu./Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/peticioni-test-per-qeverine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala