Peticion nga mërgimtarët: Mjaft më me polisën e automjeteve

Ky grup atdhetarësh kanë filluar peticion kundër polisës së automjeteve për mërgimtarë
.
Ata kanë dërguar një komunikatë që thotë:
“PETICION KUNDËR POLISËS SË AUTOMJETEVE PËR MËRGIMTARË
Nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Edhe pse është debatuar, Byroja Kosovare e sigurimeve dështoi ta aprovojë propozimin e uljes për 50 përqind të tarifës së sigurimit kufitarë për bashkatdhetarët.
Do vazhdojë pra pagesa e plotë për mërgimtarët, do të thotë së paku 14 milionë Euro në vit!
MJAFTË MË, kanë paguar mërgimtarët!
MJAFTË MË, është detyruar diaspora në mënyrë të padrejtë dhe diskriminuese të paguaj
ketë polisë të sigurimeve të automjeteve!
MJAFTË MË, kompanive të sigurimeve dhe Byrosë së Sigurimeve për shfrytëzimin e
diasporës, pa asnjë kompensim!
MJAFTË MË, Qeverisë, Parlamentit, Komisionit për Buxhet dhe Bankës Qendrore të
Kosovës, që nga kjo pagesë e padrejtë luajnë me ndjenjat e mërgimtarëve!
MJAFTË MË, shfrytëzimit të diasporës!
MJAFTË MË, që Diaspora ta ndjejë vetën në Kosovë, si në vend të huaj!”