Petersen i zhgënjyer me lidershipin kosovar

Autori:Zekirja Shabani

Largimi i mijëra kosovarëve drejt vendeve të Evropës ishte përgjigjja me qartë se klasa politike kosovare në shtatë vjetët pas pavarësisë ka dështuar të krijojë një ambient të sigurt dhe shpresëdhënëse për popullin e saj. Kështu ka deklaruar ish-shefi i UNMIK-ut për periudhën qershor 2004 – qershor 2006, danezi Soren Jessen-Petersen.

Në intervistë dhënë “Zërit”, Petersen i piketon disa nga sektorët kyçë, ku Kosova ka stagnuar gjatë shtatë vjetëve të pavarësisë, përfshirë dështimin në ekonomi, arsim, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e mbi të gjitha nuk ka arritur të krijojë “shpresë tek populli për vendin”.

Petersen, i cili është quajtur edhe si “Mbrojtësi i Kosovës”, aktualisht është duke punuar si profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkollën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara “John Hopkins”, në lëndën: “Emigrantët ekonomikë, refugjatët dhe sigurimi njerëzor”…

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/petersen-i-zhgenjyer-me-lidershipin-kosovar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala