Peshkaqeni në bregdet tremb dhe argëton pushuesit

ZELANDË – Një peshkaqen i shfaqur krejt papritur përpara pushuesve në Papamoa Beach në Zelandën e Re, një plazh ky mjaft i pëlqyer i ka trembur ata, por më pas edhe i ka argëtuar.
Peshkaqeni rreth 2,5 metra është afruar shumë praën bregut, ka qëndruar për disa minuta aty dhe më pas është largua. Pushuesit nuk kanë nguruar të bëjnë foto dhe video me peshkaqenin gjatë minutave që ai qëndroi në breg.
Në Zelandën e Re, peshkaqenët janë një rrezik i madh për pushuesit. Ata shfaqen shumë shpesh në brigje dhe shpesh herë kanë marë edhe jetën e disa njerëzve.
Në rastin e mësipërm, fatmirësisht në breg nuk ka pasur pushues kur peshkaqeni u shfaq aty dhe nuk ka pasur asnjë njeri të lënduar.