Pesë refugjatët që ndryshuan botën

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Albert Einstein – përveç asaj që ishte shkencëtari më i famshëm në Gjermani, Einstein prap se prap ishte i detyruar të braktis vendin pasi e detyruan Nazistët.
    Pasi shkoi në Amerikë së bashku me gruan e tij, fizikanti fitues i çmimit Nobel bëri të pamundurën të shpëtojë sa më shumë Gjerman jehud, duke iu mbushur aplikimet për viza dhe duke u shkruar rekomandime.
  2. Sergery Brin – ai mund të jetë ndërmarrësi më i famshëm i Amerikës, por Sergery Brin faktikisht nuk kishte lindur në Amerikë. Në vitin 1979, me ndihmën e Shoqërisë së Ndihmëtarëve të Imigrantëve Jehud, Sergery dhe familja e tij arritën të dalin nga Unioni Sovietik.
    Ai tani së bashku me Larry Page ka themeluar kompaninë “Google”.
  3. Madeleine Albright – “Ne erdhëm në Amerike pa asgjë”, përkujton Albright. Familja e saj, të cilët ishin duke ikur nga grusht-shteti Çekosllovak i vitit 1948, u mirëpritën nga populli i qytetit Denver krahëhapur. “Njerëzit ishin shumë të mirë, na dhuruan mobile dhe dhurata”.
  4. Henry Kissinger – kur Henry Kissinger me prindërit e tij dhe vëllaun arritën në New York në vitin 1938, opinioni publik në SHBA ishte shumë kundër ofrimit strehë të popullit Jehud të cilët po iknin nga persekutimi Nazist: një sondazh a tij viti tregonte se 67 për qind e Amerikanëve i nënshtroheshin kësaj ideje. Kissinger dhe familja e tij ishin nga fatlumët të cilëve u lejua hyrja në Amerikë. Ai fitoi çmimin Nobel në vitin 1973.
  5. Sigmund Freud – kur nazistët Gjerman pushtuan Austrinë në vitin 1938, Sigmund Freud vetëm se ishte familjar: vetëm tetë vite më herët, ai ishte shpërblyer me çmimin Gëte në përkujtim të kontributit të tij në Psikologji dhe kulturë Gjermane. Megjithëse ai insistonte të mos e lëshonte Vienën, psikoanalisti Britanez Ernest Jones arriti ta bindte Freud-in që situata po bëhej shumë e rrezikshme, dhe i ndihmoi në ikje.
    Ai vdiq një vit pasi arriti në Angli, por prap u zgjodh si refugjati i cili dha kontributin më të madh në jetën Britanike./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pese-refugjatet-qe-ndryshuan-boten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala