Përvjetori i eksodit të kosovarëve 

Autori:Avdyl Pajaziti

16 vjet më parë, forcat serbe të Millosheviqit i nxorën nga shtëpitë e tyre më shumë se 1 milion qytetarë të Kosovës dhe i deportuan më drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Disa nga këta shqiptarë u vendosën nëpër kampe të të dyja shteteve, ndërsa disa u shpërndanë nëpër të gjitha shtetet e botës.

Gjatë kësaj periudhë, u vranë më shumë se 11 mijë civilë, prej tyre shumica gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa rreth 4 mijë u zhdukën. Në pranverën e vitit 1999, forcat serbe ia vunë zjarrin rreth 190 mijë shtëpive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pervjetori-i-eksodit-te-kosovareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala