Përurohet segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi”

Është bërë përurimi i kryqëzimit të autostradave “Ibrahim Rugova” e “Arbën Xhaferi”.
Shiritin e segmentit të parë të autostradës Prishtinë-Shkup e prenë Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku, Kryepalamentari Kadri Veseli, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç dhe ambasadori Gregory Delawie, transmeton Gazeta Fjala.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë gati i gjithë kabineti qeveritar i prirë nga kryeministri Isa Mustafa, i cili me këtë rast e përsëriti se zhvillimi ekonomik mbetet prioriteti i qeverisë së tij.
Ai tha se do të vazhdojnë me ndërtimin e autostradës për Gjilan më pas për Podujevë si dhe ndërtimin e rrugës së Mitrovicës.
Ndërtimi i kësaj autostrade ka filluar në korrik të vitit 2014, ajo do të jetë e gjatë 60 kilometra. Kostoja financiare e saj pritet të jetë 600 milion euro./ Gazeta Fjala/