Persona të maskuar grabisin ‘Al Petrol’-in në Vushtrri

Zahiti ka thënë se në bazë të deklaratave të dy punëtorëve, në këtë rast të raportuar si viktima, grabitja është kryer nga dy persona të maskuar, të cilët edhe kanë shtënë dy herë në ajër me armë.
Policia sipas Zahitit, ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur një gëzhojë, ndërsa është duke vazhduar me procesin hetimor të rastit. Përveç kanosjes, të dyshuarit nuk kanë sulm tjetër ndaj punëtorëve të pikës së karburanteve.