Persona të armatosur rrahin dhe plaçkisin punëtorin e një lokali në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe i kanë grabitur 300 € para të gatshme dhe 100 € mbushje telefoni, viktimës punëtore në lokal.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që të dyshuarit e kanë goditur dhe i kanë shkaktuar lëndime, njofton lajmi.net.

Rasti është duke u hetuar nga policia. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/persona-te-armatosur-rrahin-dhe-plackisin-punetorin-e-nje-lokali-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala