Përshkallëzohet TVSH-ja dhe i ulet pragu

Autori:Avdyl Pajaziti

Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) në bazë të programit të Qeverisë së Kosovës nuk do të jetë më unik 16 për qind. Ai do të përshkallëzohet dhe për disa artikuj elementarë si buka, uji, qumështi, vaiji do të jetë më i ulët.

Qeveria nuk e ka precizuar se sa do të jetë. Gjithashtu, për produktet primare bujqësore ky tatim do të mbahet në zero.
Të njëjtën kohë qeveria do të ulë pragun e të hyrave për të qenë subjekt i TVSH-së nga 50 mijë euro sa është tani në 20 mijë euro.

“Kjo do t’u mundësojë shumë bizneseve që të operojnë më lehtë dhe të rriten. Kjo do të rriste bazën tatimore për rreth 1,500 biznese dhe do të krijonte të hyra shtesë”, ka konstatuar qeveria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pershkallezohet-tvsh-ja-dhe-i-ulet-pragu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala